zoom

Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me 2 viktima, shoferi te Trauma

Emirjan Doko, shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Zoom.al mëson se ai ka marrë plagë në kokë, ndërsa ka dëmtime në kocka në pjesën e kofshës. Shoferi pritet t’i nënshtrohet operacioneve për rikuperimin e gjendjes së tij.

Doko shkaktoi aksidentin me dy viktima, teksa ndodhej i dehur në timon dhe u fut me semafor të kuq. Gjatë kontrollit, policia gjeti në automjetin e tij një armë zjarri tip pushkë.