zoom

Aktualitet

Shiste hashash afër shkollave të qytetit, “Tempulli” kap 41-vjeçarin me 150 doza

Një i ri që shiste drogë afër shkollave u ndalua sot në qytetin e Gjirokastrësd.

Policia vendore konfirmoi se “si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca operative, të siguruara në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza cannabisi në afërsi të shkollave, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin R. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër”.

Nga kontrollet, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në rreth 150 doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/