zoom

Aktualitet

Shiste eksploziv te minierat e guroret, pranga 30-vjeçarit. Zbulohet depo me 1,5 tonë dinamit

Policia ka nisur hetim ndaj një 30-vjeçari në Bulqizë, i cili tregtonte lëndë plasëse.

Burime zyrtare thanë se i riu i dyshuar, në Thekën Martanesh, magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, më pas në mënyrë të paligjshme  dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë, e  tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrëveshje të lidhura mes palëve (subjekteve).

Në këtë subjekt janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike.

Gjithashtu kanë nisur dhe kontrollet në subjektet minerare të qarkut Dibër, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, ijojnë.

“Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për veprën penale “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” për shtetasin G.Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi  magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetiak, më pas në mënyrë të paligjshme  dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë,  e  tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrveshje të lidhura mes palëve (subjekteve)”, tha policia vendore e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/