zoom

Aktualitet

Shihni nga fillimi si nisi çmenduria në sheshin “Skënderbej” dhe si neutralizohet Arben Mema (VIDEO)

Pak çaste më parë, një person i identifikuar si Arben Mema u fut me shpejtësi në Sheshin “Skënderbej” mes turmës së qytetarëve duke shkaktuar terror dhe panik.

Drejtuesi i automjetit u neutralizua nga qytetarë të pranishëm në shesh. Një djalë i ri kërceu mbi xhamin e parë të makinës dhe e goditi drejtuesin e makinës, e cila rrezikoi jetën e qytetarëve.

Autori i kësaj ngjarjeje u shpreh kështu, pas prangosjes nga policia:

“Nuk mora vesh gjë fare. I futa një cigare!”.