Aplikacion
Referuar të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, kompania u braktis nga 180 mijë abonentë, ose thënë ndryshe 12.6% më pak në harkun kohor të një viti.
Vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti numri i klientëve të ONE ra nga 2.79 milionë në 2.57 milionë.
Vetë kompania ONE nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për rënien dyshifrore të abonentëve.
Zoom.al ka denoncuar vazhdimisht për skandalet e kësaj kompanie, që nuk ofron shërbim cilësor për abonentët.
Shpesh ata janë ankuar për mbifaturime, vazhdim kontrate kundër dëshirës apo mungesë shërbimi./ Zoom.al