zoom

Lajme

Shifrat/ 10 deputetë përfitojnë pasaporta diplomatike me fonde shtetërore, 13 të tjerë mbulojnë qiranë me para publike

Shifrat/ 10 deputetë përfitojnë pasaporta diplomatike me fonde shtetërore, 13 të tjerë mbulojnë qiranë me para publike

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator, deputetët kanë filluar të përfitojnë nga lehtësitë dhe financimet që u ofron mandati i tyre, përtej pagës mujore dhe pagesave për pjesëmarrjen në komisione parlamentare.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Report TV, përfaqësuesit e Kuvendit kanë përfituar fonde publike për shpenzime të ndryshme, përfshirë karburantin, telefoninë, kompensimin e qirasë së banesave në Tiranë, si edhe kostot për pajisjen me pasaporta diplomatike.

Të dhënat tregojnë se 10 deputetë të rinj kanë aplikuar për pasaporta diplomatike, ndërsa kuponi prej 75 eurosh për secilin dokument është mbuluar nga buxheti i Kuvendit. Këto shpenzime janë kryer me fonde publike, ndonëse paga mujore e deputetëve varion nga 3 000 deri në 3 500 euro.

Ndërkohë, 13 deputetë rezultojnë të përfitojnë kompensim për qiranë e banesës në kryeqytet. Në listën e përfituesve përfshihen edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, si dhe deputetja socialiste Zegjine Çaushi.

Paga bazë e deputetëve ka pësuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Përveç kësaj, ata përfitojnë pagesa shtesë për angazhimin në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburantin, si dhe dieta për udhëtime brenda dhe jashtë vendit.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve kanë arritur në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kanë kushtuar 750 euro.

Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor)

 Ani Dyrmishi

Ariani Ndoja

Eno Bozdo

Erjon Mile

Kiduina Zaka

Klevis Balliu

Marjana Koçeku

Skënder Pashaj

Zeqine Çaushaj

 Zija Ismailaj

Pagesat për qiranë (Tetor)

Antoneta Dhima PS          350 Euro

Fadil Nasufi PS                 350 Euro

Agron Gjekmarkaj PD       350 Euro

Hatixhe Konomi PS           350 Euro

Bledi Çomo PS                   116 Euro

Erion Mile PS                        350 Euro

Erjona Ismaili PS                 290 Euro

Genti Lakollari PS               300 Euro

Ledina Alolli PD                  210 Euro

Ramion Kurti PS                 338 Euro

Zeqine Çaushi PS               361 Euro

Niko Peleshi PS                   350 Euro

Gerta Bardeli  PD                 350 Euro