Aplikacion
Ndarja e çmimeve prestigjioze që nderon artistët më të suksesshëm në industri ka shënuar një rritje me 1.4 % nga ceremonia pjesërisht virtuale e vitit të kaluar, e cila kishte rekordin më të ulët të natës më të madhe të muzikës.
Shfaqja e cila filloi nga Noah duke iu referuar shuplakës famëkeqe të Will Smith ndaj Chris Rock në ‘Oscars’ fundjavën e kaluar, u transmetua drejtpërdrejtë në CBS dhe Paramount Plus.
Ceremonia e vitit të kaluar të “Grammy Awards” ishte kryesisht virtuale për shkak të pandemisë dhe arriti një shikueshmëri prej 8.8 milionë.
Në ceremoninë e sivjetshme fitues I madh ishte Jon Batiste, I cili u nominua për 11 cmime dhe mori gjithsej pesë trofe, përfshirë albumin e vitit për “We Are”. Silk Sonic- një grup me Bruno Mars dhe Anderson Paak rrëmbyen katër çmime, ndërsa Olivia Rodrigo dhe Foo Fighters morën secili nga tre “Grammy”./L.K
/Zoom.al