zoom

Aktualitet

Sherri që përfundoi në plagosje në Sarandë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori

Policia e Sarandës ka arrestuar autorin e ngjarjes së 22 tetorit, ku mbeti i plagosur në barkë Besmir Uka, 37-vjeç.

I arrestuari është E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Besmir Ukën, i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.

Kujtojmë se Besmir Uka shkoi mbrëmjen e 22 tetorit me plagë në bark.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur një sherri në një lokal në lagjen Nr.3 qytetit. Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes,” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010.

Po ashtu, gjatë kohës që ndodhej në burg, 37-vjeçari është proceduar penalisht pasi u denoncua nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook. Uka ka precedentë penalë për “dhunë në familje, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.