zoom

Stil

Sherri me opinionistët e BBV i kushton vendin e punës, Arjan Konomi largohet nga “Përputhen”

Që nga nisja e “Big Brother”, Arjan Konomi ka qenë ndër zërat më skeptik të këtij formati. Prej shumë vitesh, Konomi ka qenë vetë në rolin e opinionistit në këtë format, dhe duket se pakënaqësia më e madhe e tij ka qenë për Zhaklinën dhe Arbrin.

Edhe ditët e fundit, ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër. “Pashë spektaklin e BBV sot në ‘YouTube’ dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund t’i rezistoja dot tundimit për të bërë një koment. Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur. Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, në një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

Por, kaq ka mjaftuar që të përflitet se kjo deklaratë mund t’i ketë kushtuar shumë Arjanit. Në media është shkruar, se deklaratat e tij, i kanë kushtuar kontratën që ai ka me emisionin “Përputhen”, ku prej vitesh është pjesë. Gjatë fundjavës, ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin “Top Channel”. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.

Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa dje ka marrë rrugë drejt Suedisë. Edhe më herët, Konomi e ka komentuar “reality”, duke mos fshehur edhe të preferuarin e tij. Ai shtoi se nëse nuk do ishte “Big Brother”, nuk do ishte Luizi, por shtoi se nëse nuk do ishte Luizi ndoshta do kishte qenë ndonjë personazh tjetër por jo me përmasat e famës që ka arritur ai.

“Është një pyetje pak kurth. Të gjitha gjërat bëjnë njëri tjetrin. Ju nuk bënit një emision të suksesshëm, do ishin dy të tjerë. Ky kombinimi, nevoja me atë që kërkohet dhe ajo që afrohet është ndonjëherë çelësi i suksesit. Është Luizi që bën ‘Big Brother’-in, por është edhe ‘Big Brother’-i që bën Luizin”, tha ai. Pak ditë më parë, teksa komentonte përplasjen virale të Zhaklin Lekatarit dhe Arjan Konomit, Blendi Salaj u shpreh për këtë të fundit se e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”.

Mesa duket këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Arjani, i cili ka postuar një video ku tregon arsyen përse nuk e ka pranuar pozicionin e opinionistit, si dhe i kundërpërgjigjet Blendit. “Ky tipi ka qenë opinionist disa vite pas meje dhe pasi e çoi gropë, më rithirrën edhe një herë mua për të qenë opinionist”, tha Arjani ndër të tjera. Gjithashtu, ai tregoi se në fillesat e BBV, ka marrë ftesën për të qenë në rolin e opinionistit, mirëpo e ka refuzuar pasi paga që merr në “Për’puthen” është shumë herë më e lartë se ajo e BBV.

“Unë kam qenë prej kohësh gazetar. Nuk e kuptoj ç’lidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nëse ka do shkoj. Ndoshta këta që kritikojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq”, ka shkruar Arjani në videon e postuar. Kujtojmë se Arjan Konomi prej 3 sezonesh është pjesë e “Përputhen” si opinionist dhe jo në pak herë është bërë kryeqendër e mediave për shkak të reagimeve dhe qëndrimeve të tij ndaj konkurrentëve të ndryshëm në këtë format.