zoom

Aktualitet

Sherri masiv, nis numërimi në KZAZ-në e shkollës “1 Maji”

Ka rifilluar numërimi në KZAZ 30 e vendosur në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet ku mbrëmjen e kaluar pati një përplasje fizike dhe policia shoqëroi 8 persona. Mesohet se janë numëruar deri në orën 2:30 të mëngjesit 55 kuti.

Të 6 grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin. Janë 6 kuti në proces që i përkasin Zallherrit. Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka.

Deri tani PS ka 11877 vota, PD 6797 vota, LSI ka rreth 1 mijë vota dhe PSD ka grumbulluar 680 vota.