zoom

Politikë

Shënohet incidenti i parë në Parlament/ Deputetët e PD grisën fletët e votimit për Kryetaren e Kuvendit, Rama i mbledh dhe i fut në qese

Gjatë votimit për Kryetaren e Kuvendit, grupi parlamentar i PD-së në shenjë proteste kundër Nikollës si kryetare e Kuvendit, i grisi fletët dhe i hodhi jashtë kutisë.

Ndërkohë Rama shkoi dhe i mblodhi para se të hidhte në kuti fletën e tij të votimit për kryetarin e ri të Kuvendit.



Kryeministri i mblodhi letrat e mbledhura dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vete, e më pas, u ul në poltronin e tij në sallën e Kuvendit. Por, ky veprim i kryeministrit është kundërshtuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili deklaroi se ky akt cënonte procesin e votimit, pasi janë materiale zgjedhore dhe askush nuk duhet t’i prekë.

 

Rama nuk preferoi të replikonte, e zgjodhi që të dorëzonte qesen me fletët e grisura në duart e deputetit.

Menjëherë me pas Alfred Rushaj, kryetari i grupit parlamentar të PD-së e derdhi qesen me votat e grisura për Kryetaren e Kuvendit.