zoom

Politikë

Votimi për Kryetaren e Kuvendit/ Deputetët e PD grisin fletët e votimit

Në mënyrë demonstrative deputetët e PD të thirrur një nga një për të votuar kryetaren e re të Parlamentit, e nominuar nga maxhoranca Lindita Nikolla kanë grisur fletët e votimit.

Ata kanë marrë fletët e përcaktuara për të votuar dhe i kanë grisur pranë kutisë ku supozohej të hidheshin këto fletë.

Të njëjtin veprim ka bërë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili kishte porositur grupin parlamentar të mos e votonte Nikollën si kryetare e Parlamentit. Gjatë këtij votimi Berisha nuk i është përgjigjur apelit, pra pas betimit si deputet është larguar nga seanca.