zoom

Bota

Shembet një pjesë e “Urës së Hekurt” në Romë

Një urë e shekullit të 19 në Romë është përfshirë nga flakët gjatë fundjavës. Kryebashkiakja e Romës tha se po shohim një pjesë të historisë të shkatërruar.

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë fundjavës në zonën Ostiense në kryeqytetin italian Romë duke shkaktuar shembjen e një pjesë të “Urës së Hekurt”

E ndërtuar më vitet 1862-1863, ajo është një nga pikat e referimit e lagjeve Ostiense e Portuense.

Mësohet se vatra e zjarrit mund të ketë nisur në bimësinë buzë lumit Tever dhe është përhapur duke prekur sistemin elektrik të kësaj ure si dhe tubat e gazit.

Ndërkohë sipas autoriteteve nuk raportohet asnjë person i plagosur dhe e gjithë zona e banuar përreth është pa energji elektrike.

Kryebashkia Virginia Raggi e cila ishte në vendngjarje tha se “Për momentin ajo që mund të themi është se jemi zemërthyer të shohim një pjesë të historisë që shkatërrohet në këtë mënyrë”.

Ura është e gjatë 131 metra e lidh dy rrugët Antonio Paciotti e Porto Fluviale. Ajo është e tëra në metal dhe u ndërtua nga një kompani belge