zoom

Politikë

Shehi: Nuk jam me asnjë nga grupet e PD-së. Kam refuzuar njërën palë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me mbështetjen ndaj Bashës dhe Berishës, duke thënë se nuk është i pozicionuar askënd dhe se koha do t’i japë të drejtë për këtë.

I ftuar në “Frontline”, në “News 24”, Shehi tha se ka marrë ofertë vetëm nga njëri grup, por nuk ka pranuar.

“Nuk jam me asnjë grup. Nuk është çështje e këtyre ditëve. Unë kam 6 muaj që e përsëris. Beteja brenda PD-së kënaq Edi Ramën. Kjo është luftë për pushtet e për territor. Këto zgjedhje nuk do i përdorin për të mundur Ramën. Ata zgjodhën linjën e konfrontimit. Këta po i bëjnë Ramës gati edhe nja 6 bashki të tjera. E gjithë beteja është sa marr unë e sa merr ti. Ka pas oferta për tu bërë me një grup. Unë nuk kam qenë as me Bashën e as me Berishëm. Koha do më japë të drejtë. Unë nuk jam te lista e Bashës.

Çfarë ju kanë ofruar?

Kërkojnë që një grup i caktuar të mbështesin njërin nga ata. Ne nuk e pranojmë këtë punë. Ndoka ka bërë zgjedhjet e vet. Ashtu e mendon por ne nuk mund të mendojmë të gjithë njësoj. Ka ardh dita të bëjmë një rinovim të madh të opozitës në vend. Por këta nuk më ndoqën mua. Në shtator këtë filluan një lëvizje e cila nuk i bën mirë e nuk e çon në pushtet. Aleanca me LSI nuk është e re ka qenë edhe më përpara. Këto zgjedhje janë një test statistikor. Meta duhet të respektojë institucionet dhe pozicionin e presidentit të republikës”