zoom

Lajme

Shehaj: Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Situata politike e rënduar, mjafton të shohim opozitën!

Deputeti Agron Shehaj, kryetar i Lëvizjes Politike “Mundësia”, analizoi situatën politike në vend, duke theksuar se është shumë e rënduar, duke iu referuar zhvillimeve të çështjeve korruptive që po heton edhe SPAK dhe kanë në qendër qeverisjen.

“Mjafton të shohim opozitën në çfarë gjendje është dhe duket, ne s’mund të themi jemi të mirë e do fitojmë se jemi të rinj, se edhe Erjon Veliaj ishte i ri e të merrte në qafë, ku është sot, është një nga hajdutët më të mëdhenj. Sa mundësi kanë partitë e vogla të përcjellin mesazhin te elektorati. Kjo është mungesa kryesore sepse ka një garë midis mazhorancës që ka mundësi financiare pa limit dhe partitë e tjera opozitare kanë mundësi dhe partitë e vogla që s’kanë asnjë mundësi për në media”, u shpreh Shehaj.

Ai nuk kurseu as kritikat për gjendjen e opozitës dhe theksoi se duhen nisma konkrete.

“Në fakt të jesh nga ana tjetër e të dëgjosh gjithë këto broçkulla, bëhesh skeptik. “Grahmat e fundit’’, “ne do i mundim’’, etj., etj., më kujtojnë fjalët e Bashës. Situata është shumë e rëndë dhe jemi të vetëdijshëm na pëlqen ose jo. Mjafton të shohim opozitën për të parë sa rënd jemi, kemi një Kryeministër që ka kapur të gjitha pushtetet.

Ne s’mund të themi jemi të mirë e do fitojmë se jemi të rinj, sepse Erjon Veliaj ishte i ri e të merrte në qafë, ku është sot? Është një nga hajdutët më të mbëdhenj të vendit, i ri ishte dhe ai, pra ne s’duhet të themi që jemi këtu se jemi të rinj, se të gjithë të rinj kanë qenë. Ata që janë sot të korruptuar, u mbështetën te ata që kishin paratë, pra kanë qenë të korruptuar që kur po vinin, problemi për partitë e vogla është të mos korruptohen, sepse për të kapur pushtet mund të bësh kompromise”, u shpreh kreu i partisë së re opozitare për “News24”.

Ai ngriti edhe shqetësimin e funksionimit të sistemit politik dhe hapësirave elektorale.

“Partitë e vogla janë zhdukur pak përpara zgjedhjeve, pra partive të vogla nuk ju jepet hapsirë në media. Sa mundësi kanë partitë e vogla të përcjellin mesazhin te elektorati? Kjo është mungesa kryesore sepse ka një garë midis mazhoranës që ka mundësi financiare pa limit dhe ke partitë e tjera opozitare dhe partitë e vogla që s’kanë asnjë mundësi për mediat.

Jemi një vit përpara zgjedhjeve dhe lufta ka për t’u bërë shumë e ashpër dhe problemi i partive të vogla është mundësia e vogël për të dalë në media. Unë jam sipërmarrës dhe e kam nga eksperienca dhe di që problemet duhen parë në sy e çdo problem e ka një zgjedhje, kështu që do ta gjej zgjidhjen”, përfundoi Shehaj. /ZOOM.AL/