zoom

Politikë

Shehaj: Gjykata i ka të gjitha provat për t’i hequr mandatin ministres Olta Xhaçka

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën plen are për shqyrtimin e kërkesave të dy grupeve në Partinë Demokratike që kundërshtojnë vendimin e Kuvendit për mandatin e deputetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Pas një seance që zgjati rreth 5 orë, një përfaqësi e deputetëve që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha, theksuan se Gjykata Kushtetuese ka në dorë të gjitha provat për t’i hequr mandatin e deputetit Olta Xhaçkës.

“Është shumë e qartë, zonja Xhaçka ministre e Jashtme ka përfituar nga prona publike. E ka bërë këtë duke përdorur bashkëshortin dhe kunatën. Sot avokati i Xhaçkës, pranoi vetë që shtetasja e huaj që ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur bashkëshortin e Xhaçkës, është kunata e zonjës Xhaçka. Kështu që vendimi në gjykimin tonë është shumë i thjeshtë”, tha deputeti Shehaj pas seancës në emër të deputetëve demokrat.

Prononcimi i Shehajt pas seancës në Gjykatën Kushtetuese

Agron Shehaj: Është shumë e qartë, zonja Xhaçka ministre e Jashtme ka përfituar nga prona publike. E ka bërë këtë duke përdorur bashkëshortin dhe kunatën. Sot avokati i Xhaçkës, pranoi vetë që shtetasja e huaj që ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur bashkëshortin e Xhaçkës, është kunata e zonjës Xhaçka. Kështu që vendimi në gjykimin tonë është shumë i thjeshtë.

Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese, ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike. Jemi të bindur që ka vetëm një mundësi përballë këtij abuzimi dhe akti korruptiv, përndryshe do të ishte realisht një dëm shumë i madh për besueshmërinë e kësaj gjykate që me vendimin e saj do ta nxirrte të larë deputeten Xhaçka.

Pyetje: Ka një pretendim nga pala mbrojtëse dhe Kuvendit, që është tejkaluar afati 3 mujor për shqyrtimin?

Agron Shehaj: Nëse vendimi dhe nëse Gjykata do të jetë e drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur. Nëse ka një vendim tjetër që është marrë, ka justifikime, pretekste sa të duam dhe sa të duan për ta marrë atë vendim.

Pyetje: Fjalimi juaj i fundit në seancë ishte një lloj presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese:

Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk ishte presion, u kujdesa shumë që të mos mbaj një fjalim që të dukej si presion, por fakti është se ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia, ku njerëzit largohen se nuk ka drejtësi sepse mendojnë se njerëzit e pushtetshëm si Xhaçka janë mbi ligjin, të praprekshëm  dhe nuk ndëshkohen. Kurse qytetarët e thjeshtë ndëshkohen padrejtësisht dhe të vetmen alternativë që kanë është ajo që të largohen nga vendi.