zoom

Bota

SHBA dhe Kanada nën “pushtetin” e flakëve, shkencëtarët: Ky është “normaliteti i ri”

Një raport i publikuar së fundmi nga shkencëtarët zbulon se gjithnjë e më shumë njerëz po rrezikohen nga tymi vdekjeprurës si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Raporti vlerëson se, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po “shkrumbohen” 3 herë më shumë nga zjarret se çdo vit në krahasim me vitet 1980 dhe studimet parashikojnë që situata do vazhdojë të përkeqësohet.

Ndërsa shumë njerëz të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur mund të pyesin veten nëse ky është një “normaliteti i ri”, disa shkencëtarë thanë se problemi i tymit dhe zjarreve do të përkeqësohet në mënyrë progresive derisa bota të reduktojë ndjeshëm emetimet e gazrave serrë, gjë që nuk ka ndodhur pavarësisht negociatave ndërkombëtare dhe synimeve të larta.

Zjarret në Amerikën e Veriut po përkeqësohen, duke djegur më shumë hektarë tokë. Edhe para korrikut, tradicionalisht muaji më me shumë zjarre për vendin, Kanadaja ka vendosur një rekord për shumicën e sipërfaqeve të djegura me 31,432 milje katrorë, që është gati 15% më e lartë se rekordi i mëparshëm. Sipas studimeve të shumta, shtimi i zjarreve në Amerikën e Veriut ka të bëjë me ndryshimet klimatike, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me zjarret dhe tymin, ky është realiteti i ri,” tha Flanniganm një shkencëtar.

Zjarret në SHBA mesatarisht djegin rreth 12,000 milje katrorë në vit. Nga viti 1983 deri në vitin 1987, kur Qendra Kombëtare Ndërinstitucionale e Zjarrit filloi të mbante statistika, vetëm rreth 3,300 milje katrorë digjeshin çdo vit.

Gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë një rekord të ulët 2020, në Kanada janë djegur mesatarisht 12,279 milje katrorë, që është tre herë e gjysmë më e madhe se mesatarja e viteve 1983-1987.