Aplikacion
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka bërë me dije janë arrestuar të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin famëkeq me emrin “Albkings”.
“Albkings” funksiononte në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e shpeshherë ngacmimin seksual.
“Ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë”, tha ai.
Ndërkohë, prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se pas grupi është mbyllur përfundimisht, i cili pas mbylljes së parë është hapur edhe dy herë të tjera, gjithashtu prokurorja e rastit zbuloi edhe inicialet e tre personave në mesin e tyre një e gjinisë femërore.
“Me datën 16 Prill 2024 është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit E.N njëri prej administratorëve të këtij grupi, me datën 23 Prill 2024 është ndaluar personi i dytë i dyshuar mbi këtë rast i gjinisë femërore me inicialet E.S, me datën 23 Maj 2024 është arrestuar administratori kryesor dhe krijuesi i grupit me inicialet F.P”, ka thënë ajo. /ZOOM.AL/