Aplikacion
Media “20 minuten” raporton se Shakira, përkundër faktit se është e shkatërruar emocionalisht me atë që ia bëri i dashuri, është e gatshme ta faltë atë dhe ta vazhdojë lidhjen. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që Pique e kishte tradhtuar këngëtaren latine dhe kjo ishte arsyeja pse ajo ka vendosur që edhe këtë radhë “t’i mbyllte sytë”.
Shakira thuhet se është e dashuruar marrëzisht me Piquen dhe se ishte e gatshme të bënte sakrifica. Përfshirë këtu faktin që ata i kanë edhe dy fëmijë, Milan dhe Sasha, kolumbiania e kishte vendosur vendimin e vazhdimit të lidhjes.
Në jetën e Piques sipas “20 minuten” nuk ka më vend për nënën e dy fëmijëve të tij, e cila po vuan shumë, por që dalëngadalë duhet të pajtohet me realitetin. Kjo histori komplekse nuk mbaron me kaq. Thuhet se futbollisti i Barcelonës është dashuruar në një femër tjetër, me të cilën dëshiron ta vazhdojë lidhjen. Sidoqoftë, për momentin Pique vazhdon të jetojë në apartamentin e tij të beqarit./L.K
/Zoom.al
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri