zoom

Slider

Sfidoi vdekjen! Rikthehet Eriksen, firmos në Premier League

Pas arrestit kardiak, që për pak i mori jetën gjatë sfidës më Finlandën në “Euro2020”, Christian Eriksen rikthehet të luajë futboll.

Fantazisti danez, pasi zgjidhi me konsensus kontratën me Interin, duke qenë se e kishte të ndalur me ligj të luante në Serie A, tashmë është zyrtarisht një futbollit i Brentford-it.

Eriksen firmosi një kontratë deri në qershor të vitit 2022, kontratë 6 mujore, e cila më shumë shihet si një provë nëse do të mund t’ia dalë të luajë sërish në nivele të larta.

Eriksen bëhet lojtari i parë në historinë e Premier League-s, që luan me një defibrilator në zemër.

Objektivi i tij, ashtu siç vetë Eriksen e ka pohuar, është të marrë pjesë me përfaqësuesen daneze në botërorin e Katarit.