zoom

Aktualitet

Rasti i Eriksen që tronditi botën, Brataj nxjerr videon sqaruese: Si të shpëtojmë jetë njerëzish

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar me anë të video atë që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.

Duke iu referuar rastit të danezit Eriksen tronditi botën e sportit, Brataj tregon në videon e mëposhtme momentin kur ndodh fibrilacioni ventricular, duke shtuar se “vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls”.

Brataj shkruan se kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit. Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri! Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve!

“DUAM TË SHPËTOJMË JETË NJERËZISH?

Ajo që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë – Finlandë, po e shpjegojmë si ndodhi realisht. Ky event ndodh 1 person në 1.000 banorë në vit! Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls. Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular! Me qindra impulse elektrike bëjnë që zemra të mos bëjë rrahjet e veta, por të fibriloj duke mos dërguar gjakun në tru dhe organet e tjera. Kjo shkakton humbjen e menjëherëshme të koshiencës dhe rënien në tokë. RKP(reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi janë vendimtare në shpëtimin e jetës. Video demonstron se si defibrilimi(goditja elektrike), ndalon të gjitha këto impulse duke i dhënë mundësinë nodit senoatrial të rimari komandën e zemrës.

Po ashtu kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit. Rëndësia e masazhit kardiak shikohet më së miri sa e rëndësishme është mbërritja e gjakut me oksigjen në tru. Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri! Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve!”- shkruan Brataj.