Aplikacion
Pas qumështit të rrezikshëm pluhur për bebet moshës nga 0-2 vjeç, një tjetër problematikë ka ndodhur me ushqimet e rrjetit të supermarketeve “Rossmann & Lala.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar sot tërheqjen nga tregu të biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, të tregtuara në supermarketet “Rossmann & Lala”, pas konstatimit të niveleve mbi normat e lejuara të mykotoksinave.
Sipas njoftimit të AKU-së, alarmi është dhënë fillimisht nga kompania gjermane “Dirk Rossmann GmbH”, e cila ka kërkuar tërheqjen parandaluese të produktit për shkak të pranisë së toksinave të mykut.
AKU bën me dije se subjekti importues ka nisur menjëherë tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat e shitjes.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse e kanë blerë produktin, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë marketeve ku e kanë marrë, ndërsa vijojnë verifikimet përkatëse lidhur me rastin.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore