Aplikacion
Sipas MeteoAlb, masat ajrore nga veriu i Afrikës do të riaktivizohen sërish duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë.
Për pasojë, paraditja vijon në ndikimin e kthjellimeve, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët.
Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.
Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.