Aplikacion
Ky i fundit ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar ndihmë prej tij që të ndikojë që të mos hiqen masat kufizuese ndaj Kosovës. Mediat serbe raportojnë se Gjuriç ka pretenduar se roli i Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë është i një rëndësie jetike.
Në këtë kuptim, ai ka shprehur shqetësimin për shfaqjen e tendencave për heqjen e masave kufizuese të vendosura ndaj Kosovës.
“Heqja e mundshme e masave tashmë “shumë të kufizuara” dhe “të pamjaftueshme” ndaj regjimit të Albin Kurtit do të nënkuptonte një pajtim të nënkuptuar me pasojat e agjendës së tij etno-nacionaliste, e cila për gati tre vjet ka qenë fatale për jetën dhe mbijetesën e “popullit serb” në Kosovë”, ka pretenduar Gjuriç.
Ai ka shtuar se regjimi i Albin Kurtit duhet të sanksionohet, jo të shpërblehet dhe të tolerohet për sjelljen e tij të papërgjegjshme. Kjo, ka pretenduar Gjuriç në propagandën e tij, “do të dërgonte një sinjal shumë të keq për rajonin se aktet e njëanshme, provokuese dhe të dëmshme të Kosovës. /ZOOM.AL/