zoom

Të gjitha

Semi: Nuk do të dashuroja kurrë ish-partnerin e shoqes së ngushtë

Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” kalojnë shumë kohë duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, tema e debatit lidhej me faktin nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhje dashurore me ish të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.

Mes banorëve mendimet ishin të ndryshme, por kurioziteti më i madh ishte te qëndrimi i Semit, pasi Donaldi me të cilën ajo është tepër e afërt në atë shtëpi, është ish-partneri i Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e Semit.

Përgjigjja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë, absolutisht që s’do e bëja kurrë”, tha Semi.

Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e provokuan disa herë.