zoom

Aktualitet

Sekuestrohen 1.7 tonë kokainë në Spanjë, arrestohet një shqiptar. Mediat: Ka trajnime ushtarake

Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare, kanë arritur të godasin rrugën kryesore të hyrjes së kokainës në Spanjë për kartelin ballkanik. Si rezultat i operacionit u kapën më shumë se 1700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias dhe u arrestua një shqiptar, pjesë e anëtarëve të bandës.

Në deklaratën e Agjencisë Tatimore dhe Policisë Kombëtare raportohet se shqiptari ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale, raportojnë mediat e huaja. Gjatë hetimeve u zbuluan mënyrat e ndryshme të veprimit që shqiptari pjesë e kartelit “Los Balkanes” përdorte për të fshehur drogën. Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat do të fshihnin sasi të konsiderueshme droge.

Sa i përket drogës së sekuestruar, ajo ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.