zoom

Ekonomi

Sejko: Rritja e normës së interesit nuk ka dhënë efekt. Inflacioni ulet në 2024-n

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën për shtyp tha se rritja e normave të interesit në 1% nuk ka dhënë ende efekt në kredi dhe depozita.

Ai tha se efekti është ndjerë në tregjet monetare, por jo në kreditë konsumatore, që janë të lidhura drejtpërdrejtë me rritjen e normave të interesit.

Rritja e normave u bë nga Banka e Shqipërisë gjatë muajit mars 2022, për të penguar një rritje më të shpejtë dhe të dëmshme të inflacionit.

Për inflacionin, Guvernatori Sejko, tha se deri në 2023-shin do të ulet dhe në vitin 2024, do të shkojë nën objektivin e BSH-së.

Guvernatori tha edhe se ritmi i rritjes së ekonomisë do të  jetë i ngadaltë për shkak të frikës nga lufta në Ukrainë,