Aplikacion
Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë, po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet. Le që na ndihmoi Luli dhe e kapërcyem atë rrezik, kur e preu në besë doktorin në sekondën e fundit të skadencës së ultimatumit amerikan.
Por, po e ngre që po e ngre satelitin në hapësirë, shih mos i shtosh edhe nja dy funksione, se mbase na ndihmon që të parashikojmë disi ato enigmat e mëdha, që kemi si komb shqiptar.
E para, të dimë si do vejë halli i foltores, se shumë e paqartë ka mbetur gjendja dhe është një popull i tërë, që nuk po di se nga do të anojë kandari. Po vuajnë shumë të shkretët, ngaqë nuk po e ndajnë dot, nëse ka më shumë rëndësi kosherja apo bletët me këtë kohë, që ka ardhur.
E dyta, do na i ktheni prapë kooperativat apo jo, sepse komunat më duket se keni rënë dakord me Bashën që ta na i sillni prapë, si reformë territoriale. Që të fitojë edhe ai ditëzi diçka nga kjo “luftë” e madhe si nip Hoti, që thotë se është.
Dhe e fundit fare, ta dimë të paktën një vit përpara se kur do jetë ajo premiera tjetër e filmit të Xhejms Bondit në Tiranë, që të marrim masat, se ketë radhë u kapëm si pa përgatitur.