zoom

Të gjitha

Sara dhe Atdheu u shfaqën çift jashtë emisionit, Sindi thumbon Gelianin

Pasi Geliani u deklarua për Sarën, kjo e fundit i bëri lëmsh të gjithë ditën e djeshme duke u shfaqur shumë e afërt me Atdheun në rrjete sociale. Djali nga Kosova publikoi në Instagram një foto përkrah Sarës, në të cilën të dy shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit.

“Shif para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah fotos.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Pas publikimit të kësaj fotografie nuk vonoi edhe reagimi nga Geliani. Ai postoi në Instagram foto të një vajze, që shihet duke zgjedhur mes disa maskave dhe përkrah imazhit Geliani shkroi:

“Cilën fytyrë përdore sot?”.

Më pas ai etiketoi Sarën në një postim ku shkroi: “Dil që këtej”.

Pas këtij veprimi Geliani vendosi të hiqte Sarën edhe nga lista e ndjekësve të tij në Instagram. Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve të papritura nuk ka munguar dhe një reagim ironizues nga Sindi.
Ajo ka shkëputur disa nga fjalët e Gelianit, kur ai u deklarua për Sarën në “Për’puthen”.

“Sikur të gjithë botën të kem kundra do jem me të. Hahaha”, ka shkruar Sindi shoqëruar me emojin e një palaço.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga filmi “14 vjeç dhëndër” e me ironi ka shkruar për Gelianin: “I vogli Gjino”.