zoom

Lajme

Samiti i Malit të Zi, kjo është foto zyrtare e liderëve. Rama afër Kurtit dhe Vuçiç me Xhaferrin

Kryeministrit Edi Rama, ai kosovar Albin Kurti dhe ai maqedonas Talat Xhaferri, jnë sot të pranishëm në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE.

Samiti në fjalë ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi.

Edhe ashtu siç e do tradita, të pranishmit në samit kanë bërë dhe foton familjarë, ku kryeministri Edi Rama shfaqet pranë homologut të tij, Albin Kurti.

Ndërkohë, në rresht të parë ndodhet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç krah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Kryeministri Rama kërkoi nga BE përfshirjen edhe të vendeve të Ballkanit e veçanërisht në debatet politike të brendshme, edhe pse nuk janë anëtare, por vende kandidate. Gjithashtu kërkoi më shumë procedura lehtësuese aktiviteti biznesi apo doganore mes vendeve ballkanike dhe integrimin sa më parë të rajonit në BE. /ZOOM.AL/