zoom

Politikë

Samiti i BE nesër, Osmani paralajmëron: Serbia po përgatit sulme të tjera në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë. Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet të mërkurën në Bruksel, Osmani para mediave tha se do t’i njoftojë sot të gjithë liderët evropianë për informatat që Kosova posedon në lidhje me këto plane të Serbisë. Sipas saj, këto janë alarme që duhet të merren shumë seriozisht.

“Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja, unë do t’i informojë të gjithë liderët evropianë sot për informatat që institucionet tona të sigurisë së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë në mënyrë që Serbia mos ta destabilizojë më rajonin tonë”, ka thënë Osmani.