Aplikacion
“Çfarë t’ju them se kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencën e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur sepse e kemi refuzuar për shkak të moszbatimit të Kushtetutës nga Rama”, u shpreh ai nga selia blu.
Ndërsa ka theksuar se Reformë Zgjedhore s’ka për të pasur, sepse sipas tij, nuk dëshrion kryeministri Edi Rama.
Salianji shtoi se nuk ka krisje brenda opozitës, por diskutime që kanë të bëjnë me Parlamentin.
“I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizim, nuk mund ta japim si bonus që na e jep Rama. Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë. Nuk ka asnjë krisje, kjo është një qasje tjetër që ka të bëjë me parlamentin, jo me bashkimin. Gjithçka që ka të bëjë me analizën në Parlament, ka diskutim”, tha Salianji.
Ai i qëndroi mendimit të tij se kjo marrëveshje nuk i shërben opozitës, por përballja me mazhorancën dhe qeverinë, teksa është i bindur se s’kanë fituar asgjë.
“Vendosi në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën. Ne kemi vetëm 1 kërkesë dhe s’kemi marrë asgjë. Kërkesa jonë është zbatimi i Kushtetutës dhe zbatimi i të drejtave të opozitës. Nga kjo lind kërkesa për komisionet hetimore që i kemi marrë me ligjin e ri të Ramës, jo me ligjin që ishte.
Unë do të operoj me një ligj që e quaj antikushtetues? Kam firmosur që është antikushtetues e kam çuar në Gjykatë, Tani do ti them vetes dhe publikut që po e tërheq këtë sepse mendoj ndryshe. Reformë zgjedhore nuk ka për të pasur se nuk do Edi Rama, do të merret me këtë që po merremi ne tani dhe këtu do të jemi prap.
Nuk do të ketë asnjë efekt dhe asnjë të mirë publike sepse Rama e zhbëri atë që tha me Komisionin e Reformës zgjedhore. Zgjidhja është ose bazhdimi i rrugës që kemi në përballje ose qëndresa deri në realizimin e një kërkesë që burojnë të gjithë të tjera”, u shpreh Salianji.
Më parë ishte edhe kreu i grupit të Rithemelimit, bardhi, që u shpreh se s’ka marrëveshje me Ramën, por vetëm dialog dhe se do kallëzonte ligjin antikushtetues të Komisioneve Hetimore. /ZOOM.AL/