zoom

Politikë

Salianji dhe Zheji debatojnë në studio: I qofshim falë Ramës!

Deputeti demokrat Ervin Salianji u përplas në studio me analistin Artur Zheji për mbështetjen që sot opozita gëzon nga ndërkombëtarët.

Teksa Salianji po argumentonte në studion e “Top Story” se edhe mazhoranca shpesheherë ka marrë kritika nga faktori ndërkombëtar, Zheji ndërhyri duke i hedhur poshtë argumentin.

Por Salianji u revoltua pse nuk po merrte hapësirën e mjaftueshme për të përfunduar fjalën, ndërsa irritin pati edhe nga Zheji.

Pjesë nga diskutimi:

Salianji: Në të gjithë herët e fundit kur Edi Rama ka qenë në qeverisje, pavarësisht ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, e ka bërë vetë. Ndodhi kështu duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pavarësisht se u negociua dhe u firmos në rezidencën e ambasadores së SHBA-së. Ka ndodhur kështu në zgjedhjet më parë.

Duma: Po 5 qershorin e bëri vetë, pasi opozita dogji mandatet, nuk ishte në tryezë dhe u plotësua nga ata që mbetën nga lista plotësuese

Salianji: U bë një tryezë jashtë parlamentit, duke u përfaqësuar me dy përfaqësues, me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin. PD, atëherë e drejtuar nga Lulzim Basha, me mbështetjen e Sali Berishës, ishte pjesë e tryezës me negociim ndërkombëtar. U firmos një marrëveshje dhe Edi Rama në korrik e prishi pavarësisht çdo presioni ndërkombëtar. Dhe ka pasur reagim shumë të ashpër nga ambasada amerikane, komisioneri për zgjerimin.

Salianji: Ju thoni a jemi ne sot me ndërkombëtarët?

Zheji: Po na lër të flasim…

Salianji: Një moment. Komisioni është bipartizan. Edi Rama do ta bëjë me partizanët e vetë.

Mërtiri: Po nëse ai i ka votat, çfarë problemi ka. Për çfarë po flisni ju.

Zheji: Tani, po bërtite më fort, nuk do të thotë që ke gjithmonë të drejtë.

Salianji: Po edhe po u thanë të pavërteta, të rrish me zë të ulët fare pastaj. Rrimë edhe ashtu, e ulim edhe kokën. Do ta ulim?

Zheji: Jo, jo, ngrije, por jo këtu. Nuk është këtu

Salianji: Do t’ju përulem mo?

Zheji: Po nuk jemi ne armiku!

Salianji: Na fal zotëri

Zheji: Unë të kam falur, por nuk jam unë…

Salianji: Keni shumë të drejtë. Edi Ramës i qofshim falë…

Zheji: Ky aktrimi yt…

Salianji: Po vetëm të qëndrojmë në fakte, ju lutem.

Zheji: Po nuk e përcakton ti pra, ky është problemi.

Salianji: Autoritarizmi është pjesë e njeriut. Imagjino të të kem ty kryeministër. Ti nuk të lë të flasësh në studio.