Aplikacion
Bardhi tha se në mbledhjen e fundit të komisionit të Ekonomisë, u tentuar intimidimi i KLSH.
“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH. Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë.
Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë.Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, tha kreu i grupit të PD.
Pasi Bardhi kërkoi që në rend të ditës nesër të futet raportimi i kryetarit të KLSH-së, ka reaguar edhe Eduard Shalsi. Ky i fundit nuk kurseu ironitë për Bardhin, por dhe për grupin e demokratëve, teksa pati tensione dhe replika me akuza të forta mes palëve.
Debati bardhi-Shalsi:
Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po ç’ke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë, që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.
Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni!
Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.
Bardhi: Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund ti bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë