Aplikacion
Nga ana tjetër, Rusia deklaron se janë vrarë vetëm 1351 ushtarë, në operacionin special, siç e quajnë ata, pushtimin e vendit fqinj. Vlen të përmendet se nuk ka ecuri në diskutimet për paqen.
Delegacionet e të dyja palëve kanë konfirmuar se bisedimet vazhdojnë, por pa rezultat.
Moska ka bërë të qartë tre kërkesat e saj. E para ka të bëjë me ndryshimet në kushtetutën ukrainase, ku kërkohet që vendi i drejtuar nga Zelensky të shpallë statusin e neutralitetit, në një model të ngjashëm me Suedinë dhe Austrinë.
Po ashtu, ata kërkojnë njohjen e Kremlinit si territor rus dhe njohjen si të pavarura të dy rajoneve, Dontesk dhe Luhansk.