zoom

Aktualitet

Sa do të shkojnë temperaturat këto 24 orë

Territori ynë deri në pasdite do të jetë me vranësira dhe reshje në zonat Qendrore dhe Jugore, Por në Veri, reshjet do të jenë në sasira më të pakta.

Ndërsa orët në vijim përmirësojnë gradualisht motin duke bërë që në orët e vona të natës, pjesa më e madhe e vendit të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./Zoom.al