Aplikacion
“Ne nuk e pranojmë këtë përgjigje kolektive. më shumë si një ‘espirit de corps’. Ne po presim për një përgjigje të detajuar nga të dyja palët. Shmangia dëshmon se perëndimi nuk është i gatshëm të njohë obligimet që ka nga OSCE dhe marrëdhënia Rusia-NATO, kështu po luan me sigurinë tonë”,- tha diplomati rus.
Zëdhënsja e Lavrov, Maria Zakharova, tha se përgjigjet e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zëvëndës Presidentit të KE-së, Josep Borrel nuk kishin ndonjë reagim esencial.
“Ata kanë treguar mungesë respekti dhe sjellje jo të mirë nsaj kërkesës sonë”, tha Lavrov.
Sipas Zakharova, Rusia refuzon fuqishëm dominancën e NATO-s dhe BE-së për të forcuar sigurinë në rajonin EuroAtlantik. “Kjo qasje është tërësisht e papranueshme për ne”,-tha ajo.
“Rregullatori për Sigurinë e Europë në 1999 dhe Deklarat e Astanës, theksojnë se asnjë shtet apo grup shtetesh nuk mund të kenë të drejtën supreme të vendosin paqe apo stabilitet brenda OSCE-së”,-shtoi Lavrov.
Mesazhi i Lavrov
Më 28 janar, ministri Sergei Lavrov dërgoi një mesazh mbi pandashmërinë e sigurisë, homologëve të tij në shumë vende europiane, SHBA-së dhe Kanadasë. Të enjten, Borrell tha në Tëitter se ai i ishte përgjigjur ministrit rus duke nxitur Moskën për dialog dhe tërheqje të trupave nga Bjellorusia, Ukraina dhe Krimea.
Në anën e tij, Stoltenberg tha se edhe ai i ka dërguar një letër duke kërkuar një seri tjetër bisedimesh.
Burimi:TASS/Zoom.al