Aplikacion
Raiffeisen Bank International me bazë në Austri ishte zotuar se do të shkëputej nga biznesi i saj rus, i cili siguron një rrugë shpëtimi për qindra kompani atje, pasi u vu nën presionin nga rregullatorët ndërkombëtarë. Por më shumë se dy vjet pas luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, pak ka ndryshuar.
LEXO EDHE: SHBA kërcënon bllokimin e Raiffeisen Bank nëse nuk shkëputet nga Rusia
Lajmi e uli vlerën e aksione të bankës me më shumë se 7%, të premten.
Një zëdhënës i Raiffeisen tha se masa e gjykatës ruse përjashtoi një shitje të bankës, megjithëse ata thanë se kjo nuk do të kishte ndikim në operacionet e bankës ruse ose në përpjekjet e kërkuara nga Banka Qendrore Evropiane për ta reduktuar atë.
“Ne ende mund të emërojmë menaxhmentin dhe t’u japim udhëzime rusëve, por nuk mund ta shesim bankën,” tha zëdhënësi.
Raiffeisen Bank International do të përpiqet të ndryshojë vendimin e gjykatës, -thuhet në deklaratë, – i cili përbën ngrirjen më te madhe e tillë që përfshin një bankë perëndimore në Rusi.
Edhe pse UniCredit e Italisë (CRDI.MI) ka një biznes edhe në Rusi dhe është gjithashtu nën presion për t’u larguar, Raiffeisen Bank International është shumë më e madhe dhe është shndërruar në një provë të vendosmërisë perëndimore për t’u dhënë fund lidhjeve me Rusinë.
Autoritetet ruse i kishin bërë të qartë Raiffeisen Bank International, e cila ka rreth 2,600 korporata si klientë, 4 milionë mbajtës të llogarive lokale dhe 10,000 punonjës, se ata dëshirojnë që ajo të qëndrojë, pasi mundëson pagesat ndërkombëtare, – ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve Reuters.
Raiffeisen Bank International është një institucion jetik financiar për miliona klientë rusë që duan të dërgojnë euro ose dollarë jashtë vendit. Rregullatorët perëndimorë duan që kjo të ndryshojë. Banka Qendrore Evropiane po kërkon që banka të ndalojë biznesin e saj në Rusi.
Me prona të shumta industriale, më shumë se 18 milionë klientë nga Vjena në Moskë dhe 44,000 punonjës, Raiffeisen është një pikë kyçe financiare për Austrinë dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore.
Rusia është bërë një qarkullues edhe më i madh i parave për bankën që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022. Rusia përbënte rreth gjysmën e fitimeve të grupit në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa tarifat për pagesat jashtë vendit u rritën.
SANKSIONET DHE PEZULLIMET
Ngrirja lidhet me një pretendim të kohëve të fundit nga kompania ruse e investimeve Rasperia kundër Strabag (STRV.VI) dhe aksionarëve të saj austriakë dhe njësisë Raiffeisen, megjithëse huadhënësi nuk akuzohet për ndonjë keqbërje, – tha banka.
RBI kishte kërkuar të blinte një aksion në grupin e ndërtimit Strabag me bazë në Vjenë nga një kompani Strabag e identifikuar si e kontrolluar nga Oleg Deripaska, i cili ka mohuar lidhjet ekzistuese me Strabag dhe i ka hedhur poshtë sanksionet perëndimore kundër tij si të gabuara dhe të bazuara në informacione të rreme.
Thesari i SHBA-së në maj tha se një kompani ruse, Iliadis, ishte krijuar për të blerë Rasperia, e cila mbante aksionet e ngrira të Deripaskës.
Zbatuesi i sanksioneve të Thesarit të SHBA, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, kishte hapur një hetim mbi aktivitetet ruse të Raiffeisen në fillim të vitit 2023.
Presioni nga Uashingtoni e shtyu Raiffeisen këtë vit të braktiste planin për të blerë aksionet në Strabag, një marrëveshje që kishte për qëllim zhbllokimin e fondeve bankare të ngrira tani në Rusi. /Reuters – Përgatiti në shqip Zoom.al
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”