Aplikacion
“Ata kanë probleme” shpjegoi zyrtari i NATO-s për CNN, duke iu referuar të dhënave më të fundit të inteligjencës të aleancës.
“Atyre u mungon nafta, ata po ecin drejt ngadalësimit dhe morali është padyshim një çështje”, citohet të ketë thënë zyrtari I NATO-s.
Të shtunën, ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre “në të gjitha drejtimet”, pasi u urdhërua një pezullim për negociatat me qeverinë ukrainase. Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi konsultimet.
Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte.
I pyetur nëse rusët ka të ngjarë të intensifikojnë përpjekjet e tyre, zyrtari tha: “Ata janë shumë prapa afatit. Kjo është jashtë kontrollit për ta, çdo ditë shtesë është shumë e dhimbshme”.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë