Aplikacion
Ushtria ruse pretendon se ka fituar kontrollin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.
“Aviacioni rus ka fituar epërsi ajrore mbi të gjithë territorin e Ukrainës,” tha në një deklaratë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
CNN nuk është në gjendje ta verifikojë këtë deklaratë. Që nga fillimi i luftës, ushtria ruse ka bërë pretendime të pasakta në lidhje me operacionet e saj ushtarake.
Delegacioni i Ukrainës mbërriti në një vend në zonën e kufirit me Bjellorusinë, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse. Lajmi u konfirmua nga Presidenca e Ukrainës në Twitter.