zoom

Bota

Rusia bombardon gjatë natës Kievin, të plagosur dhe dëme

Disa shpërthime ndodhën duke zbardhur dita e sotme, pas mesnate, në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, pas një alarmi ajror të shkaktuar nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia, ndërsa u shkaktuan disa zjarre.

Sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, nga sulmi me raketa ruse të mëngjesit të sotëm në Kiev, janë plagosur të paktën dhjetë persona.

“Gjashtë persona u plagosën në lagjen Shevchenkivskyi dhe katër në lagjen Sviatoshynskyi”, shkroi Klitschko në Telegram. /ZOOM.AL/