zoom

Të gjitha

“Ruaju mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve”, kë thumboi Arjan Konomi me këshillën drejtuar Teas?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni ka nisur një karrierë të re si moderatore në “Top Channel”.
“Gra dhe goca” titullohet formati i bashkëmoderuar gjithashtu nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi.

Ky program i dedikohet gjinisë së tyre, ku vajzat tregojnë se mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë edhe mbi taka!
Së fundmi, Tea ka ndarë disa foto të shkëputura nga emisioni ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i Arjanit.
“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, i ka shkruar Arjani.


Pas këtij komenti, ndjekësit kanë qenë të bindur se thumbi “ruaju mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve” i është drejtuar pikërisht Fatmës, e cila është një ndër moderatoret e programit “Gra dhe goca”.

Kujtojmë se Arjani është përplasur disa herë në studio me opinionistët e tjerë të “Për’puthen Prime” të sezonit të kaluar, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj.

Fatma Haxhialiu bëri një postim të gjatë në rrjete sociale më herët kundër Arjan Konomit. Ky i fundit ju tha djemve gjatë njërës prej puntatave të programit të shkuar se duhet t’u bëjnë më shumë komplimente vajzave, sepse kjo është një mënyrë për t’i bërë për vete.
“Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fund-shpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”, tha Arjani.
Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Fatma, që e cilësoi si shumë seksiste, pasi sipas saj vajzat nuk janë lodra seksi për t’ju thënë fjalë të tilla.