zoom

Stil

Rrjeti aludon se Graciano kopjoi strategjinë e Dea Mishel me Kutinë e Pandorës

Mbrëmjen e shkuar në shtëpinë e BBVA3 u rikthye Kutia e Pandorës dhe nisi me Gracianon.

Pas konflikteve të shumta me Romeon, ai vendos të përçajë grupin e tij duke çuar në nominim vetë Romeon, Heidin dhe Lisin.

Në rrjet ky veprim u komentua si kopjim i edicionit të shkuar me Dea Mishel.

Në BBVA 2, kur Dea hapi Kutinë e Pandorës, çoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin duke tentuar të shpërbëjë grupin.

Juli i tha Romeos mbërmjen e shkuar se këtë strategji Graciano duhet ta bënte nëse në shtëpi do të kishin mbetur vetëm 10 banorë, e jo 23.