Aplikacion
Kjo pasi kjo tarifë është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e çmimit final të energjisë, që aplikohet nga FSHU për klientët e saj. Ndërkaq, impakti është i njëjtë edhe në rast të miratimit të rritjes së tarifës së shpërndarjes së energjisë elektrike, një kërkesë që është bërë nga OSSH. Vitin e kaluar, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kërkoi që tarifa e shpërndarjes të shkonte në 3.70 lekë/këh për klientët e lidhur në 35 KV nga 1.5 lekë/kWh që është aktualisht. Po ashtu, u propozua që kjo tarifë të shkonte në 4 lekë/këh për klientët e lidhur në tensionin 6-20 kv nga 3.9 lekë/këh që është aktualisht. Ndërkohë që, për të gjithë klientët e tjerë fundorë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në nivelet e tjera të tensionit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes aktualisht faturon energjinë e lëvruar bazuar në tarifën mesatare të shpërndarjes së energjisë elektrike prej 4.79 lekë/kWh, ndërkohë që në aplikimin e vitit të kaluar është kërkuar që kjo tarifë të shkojë në 6.30 lekë/këh.
Gjatë vitit 2020 Enti Rregullator i Energjisë zhvilloi edhe konsultime me grupet e interesit mbi tarifat e reja të kërkura nga OST, por ato u ndërprenë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërkohë që tarifat u mbajtën të pandryshuara. Ndërkaq, në ato seanca që u zhvilluan bizneset argumentuan se tarifat e rritura do të ndikonin në uljen e konkurrueshmërisë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në drejtim të eksporteve. Sipas burimeve, aktualisht OSSH ka kërkuar që të plotësojë aplikimin e saj me dokumentacion shtesë, ndërkohë që referuar procedurave standarde, fillimisht ERE do të duhet të vendosë nëse do të fillojë shqyrtimin e aplikimet e OST-së dhe OSSH-së.
Ndërkohë që, në rast të shqyrtimit është pikërisht ky dikaster që vendos mbi nivelin e tarifave përfundimtare që do të aplikohen gjatë vitit 2022. Paralelisht, në pritje është edhe aplikimi që do të kryhet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për çmimin e shitjes me pakicë të energjisë e nëse kjo kompani do të zgjedhë të përballojë me të ardhuart e veta rritjen e mundshme të tarifave të transemtimit dhe shpërndarjes apo të shkarkojë këtë rritje tek abonentët e saj familjarë e biznese./ Marrë nga SCAN