zoom

Aktualitet

Rriten serish infektimet me covid ne vendin tone

Kanë pësuar një rritje të lehtë infektimet me covid në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 717 testime të kryera janë zbuluar 50 raste të reja.

Ndërkohë që në spitalin covid në Tiranë po marrin trajtim të specializuar mjekësor vetëm 3 qytetarë.

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 717 testime, 50 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 49 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 717 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 50 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 8 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Delvinë Gjirokastër, nga 1 qytetar në Gramsh, Korçë, Himarë, Vlorë, Divjakë, Patos, Roskovec, Berat.

Janë 288 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Qershor 2022)

 

Raste të reja ditore          50

Të shëruar në 24 orë       49

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 717

 

Testime totale               1,829,624

Raste pozitive                  276,222

Raste të shëruara             272,437

Raste Aktive                         288

Humbje jete                        3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            194

Fier                  24

Vlorë                19

Gjirokastër       16

Korçë               13

Durrës              7

Elbasan            5

Shkodër           3

Dibër                3

Lezhë               2

Berat                1

Kukës              1