zoom

Aktualitet

Rriten frikshëm infektimet me covid, në çdo tre te testuar njeri është pozitiv

Kanë pësuar sërish rritje infektimet me covid në vendin tonë edhe në këtë 24 orësh.

Nga 957 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 277 qytetarë ose thënë ndryshe gati 1 në çdo 3 prej tyre.

Kjo është një shifër shumë e lartë krahasuar me një javë më parë ku infektimet ranë në nivelin e 30 rasteve ditore.

Por pavarësisht numrit të lartë të rasteve të reja, prej më shumë se një muaj në vendin tonë nuk ka asjë vdekje prej covid.

 

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 957 testime, 277 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 61 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ministria e Shëndetësisë informon se situata e Covid19 në 24 orët e fundit, është si vijon:

Janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 277 qytetarë, në këto bashki:

175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (22 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         277

Të shëruar në 24 orë       61

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 957

 

Testime totale               1,840,232

Raste pozitive                  277,940

Raste të shëruara             273,398

Raste Aktive                         1,045

Humbje jete                        3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë               797

Fier                     77

Vlorë                  60

Durrës                27

Korçë                  18

Lezhë                   17

Elbasan               13

Berat                     11

Gjirokastër            11

Shkodër                9

Dibër                      4

Kukës                    1