zoom

Politikë

Rrezik nga personat me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu: Kemi një plan

Vrasja barbare e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani ka tronditur opinionin publik, ndërsa ka ngritur edhe alarmin për personat me probleme të shëndetit mendor në vendin tonë.

Por si mund të evidentohen dhe trajtohen këto persona? Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka një plan, ndërsa u shpreh se me miratimin e buxhetit për vitin 2022, do të nisë ngritja e qendrave të mjekësisë familje në të cilat, sipas saj, do të ketë edhe punonjës socialë e psikologë.

Sipas Manastirliut, parashikohet që të ngrihen edhe qendra komunitare dhe shtëpi familjeje për trajtimin e rasteve me probleme të thelluara të shëndetit mendor.

“Kemi një plan veprimi që shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin. Kemi ndërtuar shërbime alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore. Do të ngremë qendra të mjekësisë familjare, me punonjës socialë e psikologë për evidentimin dhe për përkujdesjen e problematikave. Implementimi fillon me buxhetin për 2022. Qasja për këto problematika kërkon vëmendjen e të gjithëve, dhe të strukturave që kanë përgjegjësi.”

Vrasja makabre e 8-vjeçarit ka bërë që në vendin tonë të nisë edhe nënshkrimi i një peticioni, ku kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje.

Postime të lidhura