zoom

Lajme

Rrëfimi traumatik i Eglës: Isha shumë e vogël, më kërkoi s*ks për vendin e punës në Radio…

Aktorja e njohur shqiptare, Egla Ceno gjatë pyetjeve të zhvilluara në sfidën e “Thuaje ose Pije” të “Vëllait të Madh”, ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re, i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

“A të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?”, ishte pyetja që iu drejtua banorëve, ndërsa Egla tregoi historinë e saj kur sapo kishte mbaruar akademinë, që sipas saj punëdhënësi që ajo shkoi për të kërkuar punë ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në këtë aspekt.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim.  Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë.  Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë”, tregoi aktorja.

Aktorja javët e fundit është përfshirë në konflikte të ashpra me banorët e tjerë, aq sa tashmë ka dy zarfa të zinj ndaj saj, që mund ta eliminojnë. /ZOOM.AL/