zoom

Lajme

Romeo dhe Jul Deda s’i lënë gjë pa thënë njëri-tjetrit, vënë në dyshim edhe karrierën e aktorit

Me tone të larta dhe fjalë ofenduese, Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin ditën e sotme në “Big Brother VIP”.

“Ta vë” është fraza e përdorur nga Juli, e cila u bë shkak i debatit të dy djemve, ndërsa konkurrenti e quajti të paedukatë i përmendi aktorit karrierën 20 vjeçare.

“Njeri i paedukatë. Njeri që flet për moralin atje jashtë dhe thua ta vë. Ti që bën moralin atje jashtë dhe thua kam 20 vite karrierë”– i tha Romeo banorit, i cili u shpreh se nuk e ka përmendur atë fjalë por sipas tij ai nuk ka dëgjuar mirë.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ti thua një ta vë dhe ikën more. Këto argumeta ke ti.

Juli: S’do të dëgjosh.

Romeo: Njeri i paedukatë. Njeri që flet për moralin atje jashtë dhe thua ta vë. Ti që bën moralin atje jashtë dhe thua kam 20 vite karrierë.

Juli: Po 20 vite karrierë kam, ke inat?

Romeo: Ti më thua ta vë ore dhe flet për moralin jashtë.

Juli: Kush të tha more?

Romeo: E the ti ore, je i paedukatë.

Juli: Thashë ta va, ta va. Shko qaj!

Romeo: Je i paedukatë dhe mos fol më për moralin. /ZOOM.AL/