zoom

Bota

Roberta Metsola zgjidhet presidentja e re e Parlamentit Evropian

Pas ndarjes nga jeta të Presidentit  të  Parlamentit Europian David Sasoli, vendin e tij do ta zërë deputetja konservatore malteze Roberta Metsola. Koha e zgjedhjeve, që u mbajt me votim të fshehtë nuk kishte të bente me ndarjen nga jeta të Sassolit pasi mandati i tij do të përfundonte këtë muaj.

Ajo ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, por Alice Bah Kuhnke ishte kundërshtarja e saj më e fortë pasi arriti të fitonte 101 vota. Metsola arriti të merrte 458 vota po asaj  i duheshin 309 për të fituar. Metsola është personi më i ri që do mbajë këtë post në historinë e parlametit evropian.

Që nga shpallja e vendimit të saj për të kandiduar, Metsola  e cila i përket fraksionit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane, 43-vjeçarja arriti të bindte grupet e tjera për të marrë besimin e tyre.

Qëllimi sipas saj është “të ndihmojë njerëzit në vendet tanëtare të besojnë tek  Evropë”. Por marrja e postit pas vdekjes së Sassoli-t mjaft  të pëlqyer në rradhët e Parlamentit Evropian  do të paraqesë  sfidat e veta si, digjitalizimi i ekonomisë, forcimi i ushtrisë së bllokut dhe sundimi i ligjit.